Qeveria serbe këshillohet në çdo hap me Rusinë, takime të shpeshta ditët e fundit
Qeveria serbe duket se po këshillohet hap pas hapi me Rusinë për situatën në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve në veri.
Takimet ndërmjet përfaqësuesve të lartë të Serbisë dhe përfaqësuesve diplomatikë të Rusisë janë bërë ditët e fundit gjithnjë e më të shpeshta.
Takimi i fundit me ambasadorin rus në Beograd u mbajt nga ministri aktual i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, i cili në fund të majit zyrtarisht mori postin e presidentit të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, pas largimit të Aleksandër Vuçiç.
Gjatë takimit, ministri Vuçeviç e informoi ambasadorin rus për “situatën aktuale të sigurisë në Kosovë”.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Vuçiç dhe Ivica Daçiç, ndër të tjera, ishin të ftuar në ambasadën ruse në Beograd me rastin e Ditës së Rusisë.
Ambasadori rus tha se “e vetmja mënyrë për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet është ulja e tensioneve dhe zbatimi i marrëveshjeve detyruese ndërkombëtare, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare përsa i përket integritetit territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.
Një ditë më parë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se Rusia po bën thirrje për hapa vendimtarë për të rivendosur dialogun normal ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
LEXO GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë