Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile në protestë kundër HEC-eve në Shqipëri

24 Qershor 2020 | 20:00

Banorët e Zall-Gjoçajt të mbështetur edhe nga aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar ditën e sotme kundër ndërtimit të HEC-vë. Sakaq policia ka kërkuar shpërndarjen e qytetarëve duke u shprehur se nuk po respektojnë distancën sociale duke përdorur forcë mbi protestuesit.

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar këtë të mërkurë në Tiranë kundër ndërtimit të HEC-eve në Shqipëri.

Protesta nisi fillimisht në memorialin e pavarësisë në kryeqytet, ku banorët e Zall Gjocajt, por edhe aktivistë kanë kërkuar ndalimin e ndërtimit që jo vetëm i lë ata pa ujë të pijshëm dhe vaditës, por do shkatërrojë edhe mjedisin.

Më pas protestuesit u përpoqën ta zhvendosnin manifestimin drejt kryeministrisë por janë ndalur nga efektivë të policisë të cilët nuk pranuan t’i lejonin të kalonin ndonëse aktivistët pohonin se kishin dërguar kërkesën për tubim.

Pas disa përpjekjeve pa rezultat për të kaluar qytetarët janë ulur në tokë duke bllokuar njërën anë të qarkullimit ndërsa policia vazhdimisht kërkonte shpërndarjen e tyre.

Situata është tensionuar dhe nën pretendimin se nuk po respektojnë distancën sociale, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar 11 protestues për organizim tubimi të paligjshëm.

Qytetarët kanë kundërshtuar arrestimin dhe mbi disa është përdorur forcë për t’i futur në makinat e policisë.

 

Lexoni gjithashtu:

Policia procedon 17 organizatorët e protestave për transportin publik dhe HEC-et

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026