Qytetarët e Shkodrës solidarizohen me kërkesat e studentëve për provime në shqip
Studentë, intelektualë, aktivistë dhe qytetarë të Shkodrës morën pjesë në një marshim sensibilizues në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të zhvillojnë provimet në gjuhën shqipe si një e drejtë legjitime.
Me pankarta në duar, ata marshuan në qendër të qytetit në shenjë solidariteti.
“Sot janë mbledh studente, përfaqësues të shoqërisë civile , përfaqësues të dhomës së avokatisë Shkodër në lidhje me mbështetjen e studentave Shqiptar në maqedoninë e Veriut, që kërkojnë që provinet e tyre shtetërore të zhvillohen në gjuhën amëtare, gjuhën Shqipe”.
“E drejta e arsimit është një e drejtë që buron nga konventa evropiane e të drejtave të njeriut dhe nga protokolli numër dy i kësaj konvente të cilët i japin një detyrim cdo shteti për të arsimuar cdo individ . E drejta po ashtu për tu arsimuar në gjuhën tënde amtare është një e drejtë që po ashtu mbrohet nga këto akte ndërkombëtare dhe studentët Shqiptarë nuk kërkojnë asgjë më tepër se respektimin e ketyre të drejtave që janë të mbrojtura nga këshilli i evropës dhe bashkimi europian.”
“Jemi në mbështetje të Shqiptarëve të Maqedonis e sidomos studentave që ta bajnë provimin e tyre në gjuhën Shqipe.”
“Mendoj se pavarësisht se ne si student dimë shumë gjuhë të botës , gjuha Shqipe mbetet një nga gjuhët më të vështira dhe më të rëndësishme të popullit Shqiptar”, janë shprehur kështu disa qytetarë.
Marshimi u mbyll në sheshin pranë Bashkisë së Shkodrës, ndërsa në ditët në vijim priten edhe angazhime të tjera në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 10:22 Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
- 10:20 Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile