“Qytetarët i kthyen shpinën Albin Kurtit”, PDK: Kemi arritur rezultat të madh
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 2025-ës, duke e konsideruar atë si një arritje të madhe për partinë e tyre.
Në një deklaratë për mediat, Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci tha se kjo parti është renditur si forca e dytë më e madhe në vend, me mbi 200 mijë vota.
“Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite. Falënderojmë qytetarët që besuan dhe votuan për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza,” thuhet në deklaratën e PDK-së.
Partia thekson se zgjedhjet kanë treguar një fenomen të rëndësishëm: Shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën qeverisë aktuale.
“Rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re, një qeveri tjetër. Ata kanë treguar me votën e tyre se Kosova mund të bëjë më mirë,” theksoi më tej Blerand Stavileci.
PDK po ashtu njofton se pas certifikimit të rezultateve, kryetari i partisë, Memli Krasniqi, dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, do të mbajnë një tjetër deklaratë për mediat, ku do të prezantojnë angazhimin për një Kosovë më të mirë.
“Kosova ka nevojë për një qeverisje më të mirë, dhe angazhimi për këtë ka filluar. Procesi zgjedhor ka treguar se Kosova mund dhe duhet të bëjë më mirë, qoftë në qeverisje, qoftë në menaxhimin e numërimit të votave,” thuhet në fund të deklaratës.
PDK ka kërkuar një qeveri të re, duke theksuar se ky është një moment kyç për të rinovuar drejtimin e vendit dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve të Kosovës një të ardhme më të ndritur.
LEXONI GJITHASHTU:
Abdixhiku pranon humbjen: I pari fitues formon qeverinë! Presim votat e mërgatës…
“Qeveria Kurti 3!” Albin Kurti flet për herë të parë: Fitoi Vetëvendosja
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë