Qytetarët ndihen të pasigurt gjatë udhëtimeve me autobusë

24 Nëntor 2021 | 07:35

“Asgjë nuk është e sigurt, vetëm Zoti e di”.  Me këtë ndjenjë frikë dhe pasigurie, qytetarët që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, presin të nisin udhëtimin e tyre nga terminali linjave interurbane në Tiranë.

Dy zonja që po presin të nisen për në Itali shprehen se udhëtojnë me frikë.

“Gjatë udhëtimit ndodh çdo gjë, asgjë nuk është e sigurt”, u shpreh një prej tyre.

Në udhëtimin drejt Kosovës, të frikësuar nuk shprehen vetëm udhëtarët por edhe drejtuesit e mjeteve.

“Çdo ditë jemi në rrezik”, tha një shofer.

Pasagjerët që do të udhëtojnë drejt shtetit grek thonë se linjat e autobusëve janë të rregullt, por trafiku i rënduar ka krijuar pasiguri në udhëtimet e tyre.

“Mbase nga pasoja që ka ndodhur ndoshta kanë frike dhe shoferët do ecim më me kujdes. Ka vështirësi se ka dendësi mjetesh dhe ka njëzëri te papërgjegjshëm që ecin në rrugë.

151 persona kanë humbur jetën gjatë 9 mujorit të vitit 2021 nga aksidentet rrugore, ka njoftuar INSTAT.

Kjo periudhë paraqitet me një rritje prej 13.4 %, ku numërohen 1.024 aksidente rrugore nga 903 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e vitit 2020.

Si pasojë në total janë aksidentuar 1.391 persona nga 1.164 persona në nëntëmujorin e vitit 2020.

Qarqet ku kanë ndodhur më shumë aksidente janë: Tirana, Lezha, Fieri,  Durrësi dhe Gjirokastra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022