Qytetarët protestë para Bashkisë së Shkodrës: Të vendoset busti i Lekë Dukagjinit

11 Mars 2024 | 15:21

Disa banorë të Dukagjinit kanë dalë për të protestuar para Bashkisë së Shkodrës, për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në qendër të qytetit.

Pal Shkëmbi, anëtar i Shoqatës Dukagjini, është shprehur se ky bust është premtuar që kur në krye të bashkisë ishte Bardh Spahia nga PD, por sipas tij, në atë kohë nuk u realizua me arsyetimin se këshilltarët e bashkisë ishin të majtë.

Ai tha gjithashtu se këtë bust e ka premtuar edhe kryebashkiaku aktual Benet Beci, por sipas tij, deri më tani asgjë nuk po bëhet.

“Ne kemi vendosur një grup intelektualësh dukagjinas, por jo vetëm dukagjinas, por mbarë kombëtar, nga të gjitha krahinat, që kanë investuar për ndërtimin e monumentit të Lekë Dukagjinit. Ai është ndërtuar që në muajin tetor të vitit 2022, kur ishte në pushtet PD me Bardh Spahinë.

Na ka premtuar se do e vendosim në qendër të qytetit, sepse është kolosi i shqiptarëve. Na ka dhënë fjalën dhe besën ai kryetar. Por anëtarët e Këshillit Bashkiak gjoja ishin të PS. Edhe çështja po zvarritet vazhdimisht. Erdhi në pushtet zoti Beci dhe ky n aka dhënë fjalën se deri në shtator do e kryejmë atë punë.

Madje na ka prezantuar edhe disa projekte të tjera, që na ka thënë se kanë rëndësi të veçantë. Po nuk po bëhet dhe nuk e di pse s’po bëhet. Trojet shqiptare janë mbushur me plotë kërkudha anti-shqiptare. Thirrja për Ramën është mos me dhënë asnjë kontratë strategjike të huajve, veçse shqiptarëve”, tha mes të tjerash Shkëmbi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026