“Mosbindje civile”- Shehu: Protesta tregoi se PD është forca më e madhe politike
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se është e rëndësishme që në Shqipëri të krijohet një lëvizje e gjerë popullore dhe mosbindje civile, me qëllim përmbysjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Komentet Shehu i bëri përmes një lidhje për Euronews Albania, ku tha se protesta kombëtare e opozitës pak ditë më parë, tregoi se PD është forca politike më e madhe në vend.
Ai tha gjithashtu se edhe nëse PS do të mbledhtë të gjithë patronazhistët dhe të organizojë gjithë strukturat, nuk mund të bëjë një tubim aq të madh.
“Rëndësi ka të krijohet një lëvizje popullore, një mosbindje civile. Parlamenti mund të japë sinjalin e tij, por duhet kaluar në një lëvizje popullore në tërësi. Ka ardhur momenti një gjenerim të një lëvizje popullore kundër asaj që po ndodh në Shqipëri. Burgosja politike e liderit të opozitës është kulmi. Format për mosbindjen civile bëhen me diskutime, me përgatitje. Nuk është se shtypet butoni e fillon nesër.
Ajo që është bërë në Parlament nga opozita është një mosbindje civile. Mund të kombinohet edhe me gjëra të tjera brenda dhe jashtë parlamentit. Ishte një manifestim gjigand që u bë në Tiranë. Ai manifestim tregoi se PD është forca më e madhe politike e vendit. Le t’i mbledhë të gjithë patronazhistët PS nuk bën dot një miting aq të madh”, tha Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge