Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës përkrahin pushtimin e Ukrainës
Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës mbajnë qëndrim pro-rus dhe mbështesin veprimet e Kremlinit në Ukrainë. Këtë e thonë qytetarët dhe analistët.
Mijat Molotoviç, profesor nga veriu i Mitrovicës, thotë se lufta në Ukrainë është e shpikur dhe e imponuar nga NATO-ja.
“Kjo është një luftë e shpikur, të cilën e ka imponuar NATO-ja. Luftërat gjithmonë udhëhiqen për ta përmirësuar armatimin, teknikën luftarake etj. Në fakt, NATO-ja këtu kërkon vetëm tregojë se është fituese, ndërsa Rusia kërkon kufijtë e saj dhe po mbron veten”, u shpreh Mijat Molotoviç, qytetar në veri të Mitrovicës.
Ranko Petroviç krahason luftën në Ukrainë me atë të Kosovës.
“Asnjë luftë nuk është e mirë për qytetarët, kudo që ndodhë. Kush po e nxitë, këtë e dinë këta lart të cilët po udhëheqin me këto luftëra sepse ne qytetarët e Kosovës e kemi përjetuar vetë në lëkurën tonë. Askush nuk ka të drejtën e luftës as Rusia dhe as Amerika”, tha ai.
“Unë nuk jam e njoftuar sa duhet, andaj nuk di çka të them dhe të gjykojë. Secili ka mendimin e vet, vërtetë nuk di. nuk e di nëse edhe Putini është fajtor, ndoshta edhe ka vepruar drejt, as këtë nuk e di”, u shpreh qytetarja Milanka Gjuriç.
Por, Branimir Kërstiç, gazetar dhe analist politik, thotë se shumica e serbëve të Kosovës mbajnë qëndrim pro-rus dhe mbështesin pushtimin e Ukrainës.
Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të qëndrimit të tyre glorifikues se rusët dhe serbët janë vëllezër.
“Shumica dërmuese e serbëve në Kosovë janë të qëndrimit pro-rusë dhe mbështesin atë që po ndodhë në Ukrainë. Mbështesin politikën e Vladimir Putinit, duke u thirrur në paralajmërimin e federatës ruse kur bëhet fjalë për prezencën e NATO-s, afër kufijve të Rusisë. Paralajmërimi i një paradoksi të tillë është pothuajse i pakuptimtë, thjesht për arsye se serbët konsiderojnë se Kosova i është marrë Serbisë falë NATO-s, në anën tjetër marrjen e Ukrainës nga ana e Rusisë, ata e shohin krejtësisht ndryshe”, deklaroi analisti Branimir Kërstiq.
Ai thotë se është momenti i fundit kur Serbia duhet të përcaktohet nëse dëshiron të kthehet në kohën e parahistorisë, apo t’i bashkohet botës së civilizuar.
Në Kombet e Bashkuara, Serbia ka votuar për rezolutat që dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe ka votuar për ta përjashtuar Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, por Beogradi nuk i është bashkuar Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Moskës.
Zyrtarët serbë vazhdimisht kanë përsëritur se Beogradi nuk do të mbështesë sanksionet ndaj Moskës, pasi kështu mbron interesat e shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni
- 09:20 Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
- 09:14 Protestuesi i vë flakën vetes jashtë selisë së OKB-së në Nju Jork
- 09:12 Identifikohet autori i sulmit me bombë në Monako, ku u plagos oligarku ukrainas. Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar