Qytetarët shqiptarë të dyzuar për vaksinën kundër Covid-19

4 Dhjetor 2020 | 15:06

Nisja e vaksinimit kundër Covid-19 në disa vende si Britania dhe Rusia e afron mundësinë e ardhjes së vaksinës edhe në vende të tjera të EuropësPërpos frikës ndaj coronavirus, një pjesë e qytetarëve të pyetur nga Euronews Albania thonë se nuk do e kryejnë këtë vaksinë.

Mendimet e disa qytetarëve për vaksinën kundër Covid-19: 

“Nuk e di, më është fiksuar që jo nuk e di pse.”

“Nuk e kam menduar akoma, me dy mendje e kam. Po nuk e di, nuk ndjehem e sigurt.”

“Nuk diskutohet nuk do ta bëjmë fare, po kush ka besim se çfarë vaksine është.”

“Kemi frikë, duhet të eksperimentojnë një herë politikanët, po shpëtuan ata ta bëjmë dhe ne.”

Megjithatë ka edhe nga ata qytetarë të cilët nuk e vendosin në diskutim bërjen e vaksinës.

“Sigurisht, ne atë po presim.”

“Po, pse të rrimë me frikë, mirë është që ta bëjmë.”

“Patjetër do ta bëj se duhet bërë, se na kap virusi.”

Deri më tani Shqipëria ka paguar 3.9 milionë dollarë si formë parapagimi për vaksinën anti-Covid-19, tek aleanca COVAX për të vaksinuar rreth 20% të popullsisë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Nga 6 dhjetori nisin testet e shpejta për COVID-19, gati 100 mijë kite

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026