Qytetaret ukrainase për Euronews Albania: Jemi në gjendje shoku, ka bombardime
Dy qytetare ukrainase kanë rrëfyer për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania momentet e ankthit, ndërkohë që vendi i tyre sulmohet nga Rusia.
Oksana Panteleimonova, e cila jeton në pjesën perëndimore të Ukrainës tha se po përjeton një gjendje shoku.
“Gjëja e parë me të cilën unë ndjej është shoku, një ndjejë shokuese. Nuk mund ta besoj që një luftë botërore, një luftë është pjesë e ekzistencës tënde në këtë moment. Gjëja e parë që të vjen ndërmend është siguria e familjes, të afërmve”, u shpreh ajo.
Znj. Panteleimonova tregoi se miqtë e saj në zonat e bombarduara janë futur nëpër metro apo vendstrehime.
“Ne kemi miq në pjesë të ndryshme të Ukrainës, në kryeqytet Kiev, situata është goxha alarmuese. Shumë prej tyre kanë shkuar në vendstrehime, apo në metro për t’u ruajtur nga këto bombardime.
Edhe për Kseniia Gulomalieva kjo situatë ka ngjallur shumë ankth.
“Jemi të gjithë në gjendje shoku. Unë jetoj në Lviv që është 60 km larg bombardimeve. Është një gjendje shokuese. Në pjesën lindore sulmet janë të shumta. Shumë prej tyre janë futur në vendstrehime dhe disa kanë udhëtuar drejt perëndimit ”, tha ajo.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës
- 20:41 Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut
- 20:37 Izraeli, Libani dhe SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje trepalëshe armëpushimi (VIDEO)
- 20:31 Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)