Qytetari rezultoi pozitiv me infeksionin, paraqitet rast i ri i murtajës në SHBA

21 Gusht 2025 | 15:40

Një rast i ri i murtajës është konfirmuar në SHBA, në zonën e Liqenit Tahoe në Kaliforni. Sipas autoriteteve shëndetësore lokale, një banor i kësaj zone ka rezultuar pozitiv me infeksionin pasi dyshohet se është pickuar nga një plesht i infektuar gjatë një kampingu në natyrë.

Pacienti ndodhet aktualisht në shtëpi nën mbikëqyrje mjekësore dhe po shërohet gradualisht. Sipas mjekëve, murtaja, e shkaktuar nga bakteri Yersinia pestis, vazhdon të jetë një sëmundje që haset natyrshëm në disa zona malore të Kalifornisë, ku jetojnë brejtës të egër, të cilët shpesh bartin pleshta të infektuar.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportojnë se në SHBA regjistrohen mesatarisht rreth shtatë raste të murtajës çdo vit. Infeksioni transmetohet zakonisht përmes pickimeve të pleshtave të infektuar ose kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshë të sëmura.

Simptomat e murtajës zakonisht shfaqen brenda dy javësh dhe përfshijnë ethe, të dridhura, dobësi dhe ënjtje të nyjeve limfatike. Megjithatë, mjekët theksojnë se antibiotikët modernë janë shumë efikasë në trajtimin e kësaj sëmundjeje nëse kapet në kohë.

Ky është rasti i parë i konfirmuar në zonën e Liqenit Tahoe që nga viti 2020. Ndërkohë, këtë vit, epidemiologët kanë zbuluar disa brejtës të infektuar në rajonin përreth, çka ka shtuar shqetësimin për rrezikun e shpërndarjes së infeksionit.

Mjekët dhe ekspertët shëndetësorë u bëjnë thirrje banorëve dhe vizitorëve që të marrin masa paraprake për të shmangur rrezikun nga murtaja:

  • Përdorni repelentë kundër insekteve gjatë aktiviteteve në natyrë;

  • Trajtoni kafshët shtëpiake për pleshtat;

  • Mos lejoni që qentë dhe macet të flenë në të njëjtin shtrat me njerëzit pas shëtitjeve jashtë;

  • Mbani pastër ambientin përreth shtëpive duke hequr mbeturinat, gurët dhe shkurret që mund të tërheqin brejtësit.

Ekspertët rikujtojnë se, ndonëse murtaja sot është e shërueshme, prania e rasteve të reja tregon se kërcënimi nga kjo sëmundje e lashtë ende nuk është zhdukur plotësisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake

Ukraina po u kërkon partnerëve të saj të Bashkimit Evropian të ofrojnë 6.6 miliardë euro të disponueshme në kuadër të Fondit Evropian të Paqes për...
09:45 | 01/07/2026

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do ta gjykojë Teheranin nga sjelljet e jo nga retorika e tij, duke theksuar se qëllimi i negociatave...
09:43 | 01/07/2026

Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara

Një stuhi e fuqishme përfshiu kryeqytetin rumun Bukuresht dhe 20 qarqe të mërkurën, duke vrarë një person dhe duke dëmtuar dhjetëra shtëpi dhe automjete, thanë...
09:37 | 01/07/2026