Ra në greminë teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 62-vjeçari në Krujë

6 Qershor 2024 | 20:54

Një 62-vjeçar në Krujë ka humbur jetën pasi dyshohet të ketë rënë nga lartësia teksa ka qenë duke mbledhur bagëtitë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga gremina.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 06.06.2024, në rrugën për një Qafë Shtamb, në vendin e quajtur “Nojë”, duke mbledhur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka ndërruar jetë shtetasi R. A., 62 vjeç.

Po punohet për nxjerrjen e trupit të 62-vjeçarit nga lartësia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026