Brenda “bunkerit” me armë, momenti kur arrestohet i shumëkërkuari për 2 vrasje
Policia e Shtetit arrestoi mbrëmjen e të martës një të shumëkërkuar për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2011.
Pjetër Pacani, 61 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Kuqe, u arrestua nga forcat Operacionale në një banesë në lagjen “1 Maji” të Fierit.
Pacani ishte pjesë e listës me 50 shtetasit më të kërkuar nga Policia e Shtetit, pasi rezulton i dënuar me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë.
Më datë 18.01.2011, pranë një karburanti në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri 2 shtetas.
Në banesën ku u kap ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri pistoleta (1 Glock, 1 Zastava dhe 1 TT), 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, granatëhedhës dhe 2 antiplumba.
Policia e Shtetit ka shpërndarë dhe pamjet e operacionit, ku shihen armët e gjetura në banesën e 61-vjeçarit, si dhe momenti kur ai ndalohet nga forcat speciale.
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane