Me 3 automatik e pistoleta me vete, kapet i shumëkërkuari i dënuar për vrasje (Emri)
U arrestua këtë të martë, Pjeter Pacani, i biri i Gjergj dhe i Lize, i datëlindjes 27.02.1963, lindur dhe banues ne Fushkuqe, Laç.
Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, gazetari Eni Ferhati.
Pjeter Pacani është pjese e listës “Top 50- me te kërkuarve” në shkallë vendi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendim Nr.1416 date 05.06.2014, e ka dënuar ketë shtetas me 25 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje ne rrethana cilesuese” dhe “Armëmbajtje pa leje” te parashikuar nga Nenet 79/DH dhe 278/2 të Kodit Penal.
Pjetër Pacani ka vrarë dy persona në vitin 2011, shtetasit Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi në Laç, per shkak te një borxhi prej 100 mijë eurosh.
Për këtë vrasje të dyfishtë ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg në vitin 2014. Biznesmeni nga Laçi ishte i listuar si një nga 50 personat më të kërkuar nga policia në vendin tonë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion