Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 35-vjeçari në Durrës

14 Qershor 2024 | 21:49

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në Durrës, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia tha se ngjarja ndodhi në lagjen nr. 15, Durrës, ku shtetasi K. M., rreth 35 vjeç, duke punuar tek Porti në Porto-Romano dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026