Ra nga motori pas aksidentit, përplaset për vdekje nga një makinë tjetër
Policia e Durrësit ka zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë të ndodhur një natë më parë në “Sukth-Manzë” si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi M. N, pasagjer në një motor.
Në pranga kanë rënë shtetasit A. H., 24 vjeç, banues në Sukth, H. H., 66 vjeç, banues në Sukth i Ri dhe Gj. R., 43 vjeç, banues në Kullë, Durrës.
“Rreth orës 20:45, në aksin rugor “Sukth – Manëz”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me motomjetin pa targa, me drejtues shtetasin Gj. R. dhe me pasagjer shtetasin M. N. Nga kjo përplasje, ka rënë nga motomjeti, në rrugë, shtetasi M. N., ndërsa 24-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi M. N., është goditur edhe nga automjeti me drejtues shtetasin H. H., i cili gjithashtu është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, shtetasi M. N. ka humbur jetën”, sqaron policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një shtetasi, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer