Radhë tek qendra e konsultave/ Qytetarët presin me orë për të marrë shërbimin
Merjuze Merkaj është nisur në orën 5 të mëngjesit nga fshati Fratar i Mallakastrës për të kryer analizat në Tiranë. 62-vjeçares i duhet të presë mjekun deri në orën 14:00 tek Qendra e Konsultave.
“Kemi që në mëngjes këtu, presim përgjigjen e analizave, në orën 14:00 vjen Doktori. Jemi nisur që në orën 5 të mëngjesit dhe mbërritëm në orën 8 këtu. Nisemi pastaj kur të marrim përgjigjen e analizave në orën 14:00 në orën 19:00 arrijmë në shtëpi”
Mes qytetarëve që presin për të kryer konsulta me mjekun ka edhe nga ata të cilët nuk arrijnë të marrin shërbimin.
“Kemi një javë që vijmë nga Durrësi nuk po na japin zgjidhje. Të rekomandojnë të shkosh tek spitali privat, por nuk kam mundësi ekonomike.”
“Kemi rreth një orë që presim, vijmë nga Elbasani. Presim analizat”
“Po pres për rimbursimin e ilaçeve të insulinave. Pres të marrë recetën”- shprehen qytetarët.
Siç shihet përmes pamjeve qytetarët janë të detyruara të presin për orë të tëra në radhë të gjatë.
Euronews Albania përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ku ka kërkuar informacion për numrin e mjekëve që shërbejnë në Qendrën e Konsultave si dhe vizitat ditore që kryen një mjek, por akoma nuk ka marrë një përgjigje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Meta: Partia e Lirisë do rikthehet fuqishëm, synojmë edhe Këshillat Bashkiakë
- Virozat e stinës, fluks në qendra shëndetësore/ Simptomat: temperaturë dhe rrufë
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia