Radhët në kufi ‘hall’ për Pogradecin në çelje të sezonit turistik në 6 qershor
Ajo që u cilësua si një lehtësi përmes Open Ballkan prej më shumë se një viti është kthyer në një problem për qytetarët dhe turistët në Pikën Kufitare të Qafë Thanës.
Në sezonin veror, automjetet përballen me radhë kilometrike dhe pritje me orë të tëra për të hyrë dhe dalë nga Shqipëria.
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, tha se situata është bërë shqetësuese dhe kërkoi ndërhyrje për zgjidhjen e problemit.
“Ajo që i kërkoj policisë, sidomos për vështirësitë në Qafë Thanë pasi sistemi i ri në vend ta lehtësonte qarkullimin e lirë është e kundërta. Bëhet më e vështirë. Sot që nuk ka filluar sezoni turistik ka radhë të gjatë jo më kur të fillojë sezoni turistik. Besoj do dëgjohet kërkesa e qytetarëve të Pogradecit”, tha Ilir Xhakolli – Kryetari i Bashkisë Pogradec.
Në prag të sezonit veror, Bashkia e Pogradecit ka bërë të ditur se edhe këtë vit hapësirat publike në plazh do të jenë më të shumta se ato private.
Sipas Xhakollit, në zonat publike do të vijojë shërbimi me çadra falas dhe do të ketë roje plazhi për sigurinë e pushuesve.
“Sivjet ka akoma më tepër raporti për plazhin publik sesa private. Edhe në pjesën kryesore të plazhit, do vazhdojë të jetë me çadra falas dhe për personat me aftësi ndryshe. Do kemi shërbim më të mirë pasi në këto plazhe publike kemi vendosur roje plazhi. Me qëllim të kemi sezon të qetë e pa probleme”, shtoi kryebashkiaku.
Operatorët turistikë në qytetin liqenor thonë se rezervimet kanë nisur dhe pjesa më e madhe e pushuesve janë vendas, por nuk mungojnë as turistët e huaj.
“Kemi nisur prenotimet, kryesisht kemi vendas nga Tirana, Durrësi, janë besnikë të Pogradecit. Kemi rezervime nga të huaj gjermanë, grekë. Kemi verë të ngarkuar e plot turistë.”
Pogradeci pritet të hapë sezonin veror më 6 qershor me aktivitete artistike.
Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)
Dhunoi gazetarin në Tiranë, shpallet në kërkim autori
- 13:48 Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
- 13:44 U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari
- 13:41 Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 13:39 Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi
- 13:36 Alarm për rrëmbim në një avion me 180 pasagjerë, Izraeli ngre në ajër avionët luftarakë
- 13:30 Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)