“Rama 3” me 4 ministra Shteti, Edlira Gjoni: Shqetësuese hapja e ministrive ‘mister’
Ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni, e ka konsideruar “ri-shpikje” të Kryeministrit Edi Rama organizimin me katër ministra të Shtetit në qeverinë e tij të re.
Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Gjoni, analizoi zgjedhjet e Ramës si të paqarta dhe “mister”.
Sipas saj ngritja e ministrive të Shtetit nuk është argumentuar qartë dhe nuk është e justifikuar.
“Të ngresh një ministri për sipërmarrjen në një kohë kur bazat e sipërmarrjes ti i ke zero, për mua është mister,” – tha Gjoni.
Në qeverinë e re të Ramës do jenë katër ministra të Shtetit: ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin (Elisa Spiropali), ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes (Edona Bilali), ministër për Rininë dhe Fëmijët (Bora Muzhaqi) dhe ministër për Standardet dhe Shërbimet (Milva Ekonomi).
“Mister për mua mbetet dhe zhvendosja e Milva Ekonomit nga ministria e Bujqësisë te ministri shërbimesh dhe gjërash të tjerash që janë një ri-shpikje e Ramës. Edhe dy ministritë e tjera të shtetit për mua do të ngelin po aq mister sa ka qenë ministria e Spiropalit,”
“Cili është stafi i kësaj ministrie, cila është nevoja? Ne krijojmë dhe rrëzojmë qeveri pa e ditur se përse i duam këta njerëz, këto ministri,” – theksoi Gjoni.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 07:16 Kupa e Botës 2026/ Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në fazën çerekfinale
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës