Rama apel operatorëve turistikë: Certifikohuni ose do gjobiteni

Edi Rama
25 Mars 2023 | 14:28

Kryeministri Edi Rama ka apeluar Operatorët e Turizmit Detar që të certifikohen nga Ministria e Turizmit.

Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë bën me dije se aplikimet janë të hapura për certifikimin e subjekteve që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike.

Ai nënvizon se të gjitha subjektet e palicensuara që do të ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të paligjshme do të ndalohen dhe do të gjobiten, si dhe do t’i konfiskohen mjetet.

“Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të çertifikatës përkatëse”, shkruan Rama në facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

Një person është plagosur këtë të diel në lagjen nr. 1 të Korçës, pas një konflikti të ndodhur mes dy shtetasve. Sipas informacioneve paraprake, njëri...
13:41 | 05/07/2026

19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 19-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në...
13:28 | 05/07/2026

Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 21 personave të arrestuar gjatë përplasjeve në protestën e dy ditëve...
13:13 | 05/07/2026