Rama apel shefave të policisë: Do mbani përgjegjësi për çdo ndërtim pa leje

11 Korrik 2025 | 11:16

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive, ku ndau me ta disa nga shqetësimet mbi performancën e punës së institucioneve lokale.
Rama u ndal dhe te shkarkimi i drejtuesve të policisë në Shkodër, pasi kishin lejuar ndërtimin e objekteve të paligjshme në zonën e Thethit. Rama tha se të gjithë shefat e komisariateve dhe drejtuesit e policisë në qarqe duhet ta kenë të qartë se do të mbajnë përgjegjësi për çdo ndërtim pa leje në territor.

“Duke qenë se këtu është i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe drejtues të tjerë, dua të ritheksoj se ajo që ndodhi dje me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës është dhe shpresoj të shërbejë si një mesazh i qartë për të gjithë: asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet se “nuk dinte gjë”, kur nuk bëhet fjalë për një tavolinë me katër karrige që ka dalë nga vija, por për 40 ndërtime pa leje, apo qoftë edhe për një ndërtim të vetëm pa leje.

Policia e Shtetit ka treguar se, kur do, di të shkojë edhe në majë mali, kur një fshatar ndërton një avlli dhe i thotë se është ndërtim pa leje. Edhe në majë të Pilurit, ku duhet zemër për të ngjitur, kanë gjetur dikë që kishte ngritur një mur, ndërsa në bregdet, aty ku ndërtohen resorte dhe ku merret dheu nga kantieri dhe hidhet në det, duke e kthyer detin tonë të kaltër, Jonin, në një lumenjtë e ndotur si Lana.

Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Të gjithë drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve duhet ta dinë se mbajnë përgjegjësi për çdo ndërtim të paligjshëm. Kam parasysh zonat e mbrojtura, bregdetin dhe qendrat turistike. Nuk kemi më luksin të lejojmë dëmtimin e bregdetit, siç ka ndodhur në të shkuarën”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026