Aksioni në Theth, Rama: Kishte bum ndërtimesh pa leje para dhe gjatë fushatës
Gjatë takimit që po zhvillohet këtë të premte në Durrës me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama ka folur për aksionin në Theth, duke sqaruar ngjarjet që çuan në vendimin e IKMT-së për heqjen e objekteve të ndërtuara pa leje.
Sipas Ramës, në Theth ka pasur një bum ndërtimesh para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025.
“Është bërë një pikë qendrore diskutimi për shkak të ngjarjeve në Theth, ku gjatë periudhës para dhe gjatë zgjedhjeve është regjistruar një bum ndërtimesh pa leje, si rezultat i përgatitjeve për sezonin e ri turistik. Jo vetëm një, por rreth 40 denoncime janë bërë nga Policia e Shtetit për këto ndërtime. Në këtë aspekt, Policia e Shtetit ka funksionuar duke i denoncuar këto raste në Prokurori”, tha Rama
Ai theksoi se, në një rast, nuk ishte ndërtuar vetëm një objekt por një fshat turistik i tërë në mes të Thethit.
“Në një rast flagrancë spektakolare, ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Për këtë çështje, Prokuroria, përkatësisht një prokurore me mbiemrin Gjeli, ka vendosur mosfillimin e hetimeve, duke refuzuar të trajtojë rastin dhe duke bërë një analizë mbi pafajësinë e ndërtimit pa leje.
Kryeministri Rama theksoi se ndërtimi pa leje në Republikën e Shqipërisë është vepër penale, dhe në një zonë të mbrojtur si Thethi, kjo është një vepër edhe më e rëndë penalisht.
“Ndërtimet pa leje në Shqipëri janë vepër penale, ndërsa në zona të mbrojtura si Thethi, konsiderohen vepra penale më të rënda”, tha ai.
Rama iu përgjigj kritikëve lidhur me aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e objekteve pa leje.
“Nga ana tjetër, për të gjithë ata që pyesin pse u kujtuan tani dhe pse i lanë këto të ndodhin, duhet të theksoj se kjo është një betejë e përditshme. Nëse nuk fillojnë të funksionojnë të gjitha hallkat, dhe mbi të gjitha nëse strukturat e pavarura të drejtësisë nuk janë në dispozicion të kësaj përpjekjeje dhe nuk janë të gatshme për zbatimin e ligjit, por përkundrazi funksionojnë si një ‘kullë makaronash’, ku çështjet rrjedhin dhe shkeljet mbeten të pazgjidhura, kjo përpjekje duhet të vazhdojë herë pas here, deri sa të gjithë të kuptojnë se nuk ka asnjë përfitim nga ndërtimet pa leje,” tha Rama.
Gjithashtu, Rama vuri në dukje mungesën e efektshme të Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit, duke përmendur si shembull kryeqytetin Tiranë, ku problemi i ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave është i madh ndërsa theksoi se edhe policitë bashkiake përbëjnë struktura problematike në këtë drejtim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane