Rama batuta me Benet Becin: S’kishte mjekër kur folëm për Paketën e Maleve…

23 Tetor 2025 | 13:14

Kryeministri Edi Rama mblodhi të enjten të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë për të diskutuar mbi Paketën e Maleve, një ligj që synon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në zonat malore të vendit.

Rama iu la ultimatum kryebashkiakëve që të dorëzojnë hartat për paketën e maleve deri në fund të muajit, ndërsa shkëmbeu batuta me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, i cili siç tha ishte promotor i kësaj nisme.

“Benet Beci ka qenë promotor i kësaj nisme dhe tani se shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe akoma mjekër, tani mjekra të është bërë sa unë dhe nuk ke sjellë asnjë hartë. Zgjohuni nga gjumi dhe brenda tetorit duhet të vijnë të gjitha hartat”, iu drejtua Rama kryebashkiakut të Shkodrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026