Rama: BE po bindet për rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor
Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizoi Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull “Tregu i përbashkët rajonal, një hap drejt Tregut Unik të BE”.
Duke marrë fjalën në këtë event, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ardhur koha që të mendojmë jashtë kornizave,
“Dua t’ju kujtoj se ky proces ka nisur nën kujdesin e kancelares Merkel në 2014, kur për herë të parë në histori udhëheqësit nga i gjithë Ballkani Perëndimor u ulën së bashku rreth një tryeze për të folur për të ardhmen e vendeve të tyre. Ashtu siç u shpreh kancelarja Merkel kur ky proces u çel, është rritur një pemë e fortë dhe mjaft e shëndetshme. Tashmë po shohim të marrim frytet sepse pema është pjekur mjaftueshëm për të na dhënë frytet. Ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe është pikërisht kjo që po kërkojmë të bëjmë me këtë samit dhe kjo që po ndjej në biseda dhe komunikime me miqtë tanë të BE”.
Kryeministri shtoi se “gjërat kanë ndryshuar dhe ne shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje shumë më të fortë dhe janë më syhapur për rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për BE”.
“Sot, BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Jemi këtu me ministra dhe zyrtarë të shquar nga vendet e BE për të diskutuar rreth temave më thelbësore të këtij procesi, që përfshin forcimin e ekonomive tona.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 11:27 Grupi Parlamentar i PS: Në Strasburg u votuan pro rekomandimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
- 11:08 Dendias: Greqia nuk është e lumtur nëse Turqia merr avionë F-35
- 11:02 Neymar mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli: Është i zhgënjyer, nuk po vlerësohet kontributi i tij
- 11:00 Rama publikon fotoalbumin me liderët e NATO-s, nga Erdogani, Meloni dhe biseda me Magyar
- 10:56 Trump dha licencimin, zbulohet se raketat Patriot mund të prodhohen jashtë Ukrainës: Synohet të shmangen sulmet ruse! Ja vendi që diskutohet
- 10:21 Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet