Rama: Bordi i Paqes, mundësi të rritemi si shtet dhe për të kontribuar për paqen

22 Janar 2026 | 13:19

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Kuvend pas rinisjes së seancës plenare. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se pas tre mandatesh të qeverisjes së tij Shqipëria ka mundësinë të njihet botërish pas ftesës së marrë në Bordin e Paqes. Ai u shpreh se Shqipëria nga një ishulli vogël është bë destinacion i turistëve.

Sipas tij, shqiptarët tani qëndrojnë  dhe thonë me kokën larg se nga e kanë origjinën pas vitesh nëpërkëmbje nëpër botë.

“Për 3 mandate të plota me radhe e kemi pabërë punëtorin e paqes në këtë rajon të trazuar edhe kur është kjo komentuar deri edhe si tradhëti. Një etikë qe ne fakt është një prove vendimtare paqedashëse.

Ne e kemi çuar Shqipërinë e përkushtuar për paqe deri në krye të OSBE-së apo tryezën e sigurimit të kombeve të bashkuara. Një dekadë me pare ky vend ishte ne ishull dhe dilte ne radarin e botës për lajme të këqija dhe shqiptarët shiheshin si përfaqësues te atij ishulli te veshur me tëra të zezat, një pjesë gënjeshtra me bisht.

Është një Shqipëri tjetër, destinacion i 12 milionë turisteve me aeroportin me rritjen  me te larte të pasagjereve ne Evropë. Dhe për të disatën vit i pari në rajon duke lëne ne vend te dyte Beogradin. Kjo Shqipëri tjetër i ka hequr sakëlldinë e emrit qe pas shumë vitesh nëpërkëmbje neper rrugët e botës e shqiptojnë sot me kokën lartë në të gjitha gjuhë të Evropës.

Shqipëria ftohet personalisht nga presidenti i SHBA për tu bërë anëtar themelues me emrin Bordi i Paqes. Ky është një nder i veçantë dhe kjo është një tjetër mundësi për kontribut për paqen. Po sepse na jepet mundësia të rritemi si shtet. dhe të njihemi botërisht për atë që duam të njihemi në këtë botë.  Më e mira do të kishte qene të pushonte avazi i të gjitha herëve,” tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”

Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare. Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb. Më poshtë postimi i...
21:32 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026