Rama: Buxheti 2026, rritje për drejtësinë, mbrojtjen dhe mbështetje për fermerët
Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste në Kuvend për projektbuxhetin 2026, theksoi se ishte PS që i dha flamurin e pavarësisë drejtësisë dhe shtoi se vetëm kjo parti do të jetë garante e saj.
Ai u shpreh se “për sigurinë dhe rendin ka buxhet masiv, i diktuar nga detyrimet në raport me NATO-n dhe me drejtësinë e pavarur, pavarësinë e së cilës e garanton vetëm PS”.
“Në buxhetin që do të miratojmë, është parashikuar një rritje domethënëse të mbështetjes, qoftë për mbrojtjen, qoftë për drejtësinë. Jemi të çmuar, veçanërisht për atë që mallkohemi non-stop nga ata që sot po më fusnin në një borxh të madh me këtë pamje spektakolare që po më ofrojnë, pikërisht për drejtësinë, reformën, respektin ndaj pavarësisë dhe faktin që nëse sot Shqipëria për herë të parë në histori lufton korrupsionin, heton pa dallim, ka vendosur në të njëjtin nivel buxhetin legjislativ edhe flamurin e pavarësisë së pushtetit të drejtësisë. Kjo është merita ekskluzive e PS, por botërisht dihet se PS është edhe garantja ekskluzive e asaj pavarësie. Parafytyroni vetëm për një moment si do ta përplasnin për mirë drejtësinë e pavarur ata që për një kohë të gjatë do të vazhdojnë të përplasin vetëm veten,” tha Rama.
Ai prezantoi edhe skemën e re të kompensimit për fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së. Me këtë kompensim, drejtpërdrejt nga administrata tatimore, synohet të jepet një shtysë domethënëse për sektorin e bujqësisë, duke mbështetur fermerët.
“Norma e ribursimit është më konkurruesja në rajon, në nivel 10%, krahasuar me 5-8% në vendet e tjera”.
Rama shtoi se Shqipëria nuk ndalet, pasi ka hyrë në një fazë vendimtare, që dje mori shtysë të re në Bruksel. Jo vetëm u hapën të gjithë kapitujt e negociatave, por vendi u vlerësua me nota pozitive për përmbushjen e detyrave dhe kërkesave të parashikuara në planin e ri të rritjes, samiti i të cilit do të mbahet në Tiranë.
Zjarr masiv në Porto Palermo
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s