Rama: Cili ministër nuk jep informacion brenda afatit, të sanksionohet

16 Dhjetor 2025 | 11:31

Kryeministri Edi Rama në një takim mbi të drejtën e informimit kritikoi komisionerin Besnik Dervishi, se ky i fundit duhet të apikojë sanksione ndaj institucioneve, kur nuk merret përgjigje brenda 10 ditëve siç e përcakton ligji.

Ai theksoi se ligji është shumë i qartë, 10 ditë është koha për t’u përgjigjur dhe nëse nuk ka përgjigje, sipas tij ka sanksione.

“Për të qenë transparent, duke qenë se jemi edhe tek tryeza e transparencës, unë i kam bërë Komisionerit një vërejtje për aq sa mund t’i bëjë një vërejtje një institucioni të pavarur. Ka një gjë që mungon në veprimtarinë e komisionit, që është mungesa e sanksioneve për autoritetet më të larta.

Ligji është shumë i qartë, 10 ditë është koha për t’u përgjigjur, ditën e 11-të nëse nuk ka përgjigje, ka sanksione. Duhet të sanksionohet autoriteti më i lartë përgjegjës.

Ne i kemi kërkuar të gjithë ministrave të bëjnë delegimin e kësaj përgjegjësie te sekretarët e përgjithshëm, një pjesë e kanë bërë, një pjesë nuk e kanë bërë. Duhet të sanksionohen ministrat, duhet të sanksionohen zyrtarët e mëdhenj. Dhe nëse kjo ndodh disa herë, do të krijohet një ndjesi urgjence e barabartë me urgjencën me të cilën punon sektori i godës gjysëm bosh.

Kur e kemi nisur këtë proces qeverisjeje, kishim problem të madh me parkimin e paligjshëm të gjithë deputetëve të Kuvendit, të cilët parkonin mbi tortuare dhe lulishte, në gjithë hapësirat e Parlamentit. Ku janë sot? Sepse u vendosën sanksione dhe loja e praktikimit të paligjshëm mbaroi. Nuk ka më ministra që shkelin semaforin, sepse u gjobitën për shkeljen e semaforit.

Mbase për rastin aktual vendosja e sanksioneve nuk do të ketë të njëjtin efekt si më lartë, por do të ketë efektin e vet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026