Konferenca për të drejtën e informimit, Rama: Jemi 10 pikë mbi mesataren rajonale

16 Dhjetor 2025 | 11:02

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të martë në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit.

Ai theksoi se Shqipëria është 10 pikë mbi mesataren rajonale përsa i përketë progresit të trasparencës sipas studimeve të fundit.

“I kemi ndarë rolet, një pjesë e këtyre këtu e kanë ndarë për ta parë një godë gjysëm plotë, ndërsa disa të tjerë edhe me mua e shikojnë godën plotë.

Doja të sillja në mendje opinionin e një autoriteti, i cili është SIGMA, që gjykon performancën e institucioneve shqiptare nga një distancë e mjaftueshme për të pasur një objektivitet të lartë.

Shqipëria ka një arkitekturë funksionale dhe të qëndrueshme për transparencën, dhe rezultati sipas Sigmës është 8,6 nga 10 në kuadrin strategjik institucional dhe 7 nga 9 në funksionin faktik të autoritetit mbikëqyrës të së drejtës për informim.

Duke ju referuar indeksit të transparencës të publikuar së fundmi, Shqipëria ka bërë një kapërcim rreth 5% brenda këtij viti, duke kaluar nga 73% në 78% në indeksin e transparencës, ndërkohë që mesatarja e përgjithshme globale është 62% dhe ajo rajonale është 69%.

Shqipëria është 10 pikë mbi mesataren rajonale, kjo është një godë gjysëm plotë.

Pavarësisht progresit të bërë, po të shikojmë më lartë jemi poshtë, po të shikojmë sa poshtë ishim, jemi shumë lart. Kjo e dyta është një burim motivimi për ne që duhet të ngremë vendin më lart.

Në këtë aspekt, dua të them disa gjëra konkrete. Jam dakord që qasja e hapur nuk është kërcënim. Realisht, ngurimi për të ndarë me këdo që i kërkon informacionet që janë fakte administrative është absurd. Dëmton më shumë sesa mbron. Krijon edhe një sens dyshimi dhe një atmosferë konspiracioni”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026