Rama: Debati për Zvërnecin po bazohet në keqinterpretime, procesi në fazë paraprake

9 Qershor 2026 | 15:25

Në një konferencë me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama u pyet mbi investimin e planifikuar në zonën e Zvërnecit dhe debatet që kanë shoqëruar projektin.

Kryeministri theksoi se aktualisht nuk ka një projekt të miratuar dhe as leje ndërtimi për zonën, por vetëm një proces dhe një kompani të përfshirë në fazë paraprake.

Pyetje: Thatë që nuk ka një projekt, por përse është ngritur ky gardh rrethues në plazhin për të cilin po flasim dhe përse thuhet se ka një kompani që ka leje për të ndërtuar në këtë zonë, nëse nuk ka një projekt?

Rama: Nuk ka të bëjë me kush thotë çfarë, por me kush provon çfarë. Unë nuk jam këtu për të thënë gënjeshtra, por as për të dëgjuar gënjeshtra. Nëse dikush thotë se ka një leje ndërtimi, le ta tregojë atë. Ka një kompani, por fakti që ka një kompani nuk do të thotë se ka një projekt. Ka një shprehje interesi dhe një proces që ka nisur me autoritetet”, u shpreh Rama.

Rama sqaroi gjithashtu se bëhet fjalë për pronë private dhe se çdo marrëveshje mes privatëve është pjesë e procedurave ligjore që, sipas tij, funksionojnë në mënyrë normale në një vend demokratik.

Ai shtoi se raportimet për gardhin e vendosur në zonë po keqinterpretohen, duke theksuar se çdo pronar privat ka të drejtë të rrethojë pronën e tij.

“Është gardh. Çdo privat ka të drejtë të kërkojë leje për të vendosur gardh rreth pronës së tij”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, procesi i deritanishëm përfshin komunikime me autoritetet dhe përcaktim parametrash për zhvillim, përfshirë ndjeshmërinë mjedisore, distancat nga laguna dhe dendësinë e ndërtimit.

Rama shtoi se kritikat ndaj projektit nuk lidhen vetëm me mjedisin, por edhe me perceptime politike dhe publike, duke theksuar se qeveria është e gatshme të paraqesë dokumentacionin përkatës në çdo moment.

Ai përfundoi duke theksuar se pretendimet për ndryshime ligjore të bëra për këtë projekt janë, sipas tij, të pavërteta dhe të verifikueshme me dokumente zyrtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama me gazetarët evropianë: Protesta është e drejtë themelore, kam marrë pjesë edhe vetë në të kaluarën

Në një takim me gazetarë të mediave nga vendet e Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama deklaroi se e konsideron protestën si një të drejtë themelore...
15:16 | 09/06/2026

Rama i përgjigjet senatorit amerikan: Shqipëria nuk duhet trajtuar si pjesë e politikës së brendshme të SHBA-së

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të senatorit amerikan Bernie Sanders, duke theksuar se Shqipëria nuk duhet të trajtohet si pjesë e debateve politike...
15:14 | 09/06/2026

Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar, identifikohet autori

Policia e Tiranës ka zbardhur një pjesë të rëndësishme të rrethanave të zhdukjes së Eglant Koçit, 34 vjeç, i denoncuar si i humbur nga familjarët...
13:26 | 09/06/2026