Rama dhe Kasanof: Rikonfirmohet partneriteti SHBA-Shqipëri dhe angazhimi për në BE

19 Dhjetor 2024 | 17:11

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, zhvilluan sot një takim për të theksuar partneritetin e fortë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u rikonfirmua mbështetja për çështje shumëpalëshe dhe angazhimi për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Rama dhe Kasanof diskutuan për progresin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Takimi nënvizoi gjithashtu edhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në përballimin e sfidave globale dhe lokale.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së:

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën. Pas...
19:36 | 24/07/2026

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026