Rama dhe Mitsotakis në Bruksel, zbulohet qëndrimi i kryeministrit grek për “Belerin”
Greqia nuk do të pajtohet me fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk ka një lëvizje të qartë që Beleri të marrë detyrën e tij si kryebashkiak i Himarës, përsërisin burimet qeveritare greke.
Sipas mediave greke, kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti sot në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel qëndrimin e Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredis Beleri dhe e drejta e tij për një gjykim të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por një çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është “kurora” e anëtarësimit në BE.
Kyriakos Mitsotakis në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Me rastin e pranisë së Kryeministrit Mitsotakis në Samitin e BE-Ballkanit Perëndimor, burime qeveritare thanë se “Qëndrimi i prerë i Greqisë është të mbështesë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si një investim në stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.
Kjo, natyrisht, me kushtëzimin e njohur, d.m.th për sa kohë që vendet kandidate plotësojnë kushtet dhe zbatojnë reformat e kërkuara. Është një proces i vështirë dhe i mundimshëm që varet nga performanca e vetë vendeve kandidate. Dhe, në çdo rast, një parakusht themelor është respektimi i vlerave themelore evropiane dhe reformat në lidhje me shtetin e së drejtës dhe veçanërisht mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e minoriteteve”.
Për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, të njëjtat burime thanë se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare. Greqia nuk do të pranojë procesin e anëtarësimit nëse nuk ka përparim në çështjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.
Siç nënvizuan ata, “Greqia pranoi t’i dërgonte Tiranës letrën e BE-së për hapin e parë të fillimit të negociatave, por me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë që Beleri të marrë përsipër detyrat dhe të respektojnë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, si dhe prezumimin e pafajësisë. Përndryshe, Greqia nuk do të pranojë fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit”.
Mesazhet e qarta nga Athina për palën shqiptare dhe liderët e BE-së u dërguan pak orë pas qëndrimit publik të Olaf Solz-it i cili kërkoi të vazhdohet me… “procedura të shkurtuara” kursi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe nëse është e mundur të anashkalohet e drejta e vetos në dispozicion të shteteve anëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë