Rama dhe Mitsotakis takim “kokë më kokë” pas varrimit të Anastas Janullatos

30 Janar 2025 | 19:06

Mediat greke shkruajnë për një takim kokë më kokë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas “Ertnews” të dy kryeministrat biseduan në një atmosferë shumë të ngrohtë me Patriarkun Bartolomeu, Arqipeshkvin e Qipros dhe Atin e Jeruzalemit, ndërkohë që Edi Rama u nda nga Kyriakos Mitsotakis me një përqafim.

Ata nuk zbuluan saktësisht se çfarë diskutuan, pasi në raste të tilla, si ai i sotmi, marrëdhëniet dypalëshe nuk përbëjnë një çështje madhore.

“Sigurisht që kemi marrëdhënie të mira dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira. Ne jemi vende fqinje dhe çdo problem duhet ta zgjidhim me dialog”, theksoi zoti Mitsotakis.

“Ne jemi miq. Ai erdhi këtu dhe unë kam nderin të jem një mikpritës i mirë. Kështu pimë një kafe, folëm për gjëra të ndryshme dhe nuk kam çfarë të ndaj me ju. Nuk ka asnjë problem. Gjithçka është në rregull”, theksoi nga ana e tij Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026