Rama: Do ngrihet qendra e monitorimit të ndërtimeve, kantieret me kamera e GPS

11 Korrik 2025 | 10:30

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kryetarët e bashkive këtë të enjte, u ndal te problematika e ndërtimeve pa leje në territorin e vendit. Ai paralajmëroi masa të reja për forcimin e kontrollit dhe monitorimit të kantierëve ndërtimorë.

Sipas Ramës, kantieret do të jenë të pajisura me kamera online 24 orë dhe sisteme GPS, ndërsa do të ngrihet edhe Qendra e Monitorimit të Ndërtimeve.

“Duhet një qasje me legalizimet. Jemi në kushte ku nuk mund të mbetemi vetëm tek sytë e njerëzve në territor, kur tanimë po i bëjmë gjërat bashkë për të pasur një kontroll teknologjik për territorin, që të na garantojë punën si qendra e monitorimit të trafikut. Tërësisht e njëjta gjë duhet të ndodhë me territorin. Inspektimi për ndërtimet duhet të mbështetet nga satelitë që i kemi, dronët dhe një strukturë të dedikuar, të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve”- tha Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka përgatitur një rregullore të re për kompanitë ndërtuese. Sipas saj, të gjitha ndërtimet që kanë qëllime përfitimi, si pallatet, do të monitorohen në kohë reale.

“Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka përgatitur një rregullore për kompanitë. Do të detyrohen që për të gjitha ndërtimet që kanë qëllime përfitimi, pallate, ndërtime që nuk mund të lejojnë të kalojnë kufijtë e lejeve, kantieret të jenë me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit. Të gjitha kantieret të pajisen me GPS që të monitorohet trafiku i tyre, materialet që hedhin apo materialet që futen në kantiere”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026