Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

30 Dhjetor 2025 | 11:50

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit ka deklaruar se Shqipëria do të prodhojë mjete të blinduara, dronë luftarakë dhe sisteme antidronë. Rama u shpreh se në 6 mujorin e parë të 2026 do shihen edhe produktet e para.

“Shqipëria vend prodhues i kapaciteteve ushtarake, por edhe të eksportojë kapacitete industriale ushtarake. Janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes Made in Albania. Do prodhojmë uniformat në vendin tonë dhe do ta bëjmë pikë referime për të prodhuar uniforma edhe për të tjerët.

Ushtria suedeze qep një pjesë të uniformave të veta në Shqipëri, por me një marrëveshje kontraktuale me një manifakturë private. Do prodhojmë mjete të blinduara, autoambulanca, do prodhojmë dronë luftarak dhe sistemet antidronë.

6 mujorin e parë të 2026 do shihen dhe produktet e para.  Na akuzojnë për një kompani shtetërore që kemi ngritur për shtetin, e kemi ngritur që në çdo lloj qasje nga të huajt në Shqipëri, shteti ynë të marrë pjesën e vet, jo siç ndodhte më parë, por tenxheret zien. Kemi vënë në dispozicion fondin për të blerë dy avionët e parë zjarrfikës”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026