Rama: Edhe nëse pezullojmë pagat e deputetëve, efekti te pensionet është 30 lekë
Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të mërkurë një takim me pensionistët në qytetin e Durrësit. Në fjalën e tij, Rama tha se mungesa e rritjes së pensioneve gjatë viteve të qeverisjes së tij ka ardhur për shkak se pensionet varen nga skema e kontributeve shoqërore.
Ai shtoi se pensionistët duhet të gëzohen për rritjen e pagave, pasi rriten dhe kontributet shoqërore, të cilat mund të çojnë në rritjen e pensioneve.
“Për çdo rritje page, ata që duhet të gëzohen janë pensionistët, pasi nga çdo rritje page ne marrim më shumë sigurime shoqërore për të paguar pensionet. Sa më të ulëta pagat, aq më pak kontribute për sigurimet shoqërore, aq më pak fond për pensionet,” tha Rama.
Rama iu përgjigj gjithashtu kundërshtarëve politikë, të cilët thonë se pse rriten pagat e deputetëve dhe nuk rriten pensionet. Ai nënvizoi se edhe nëse do të pezullohej parlamenti dhe pagat do të shkonin për pensionistët, rritja do të ishte vetëm 30 lekë.
“Thonë disa që hiqjani deputetëve fare, pse rriten pagat e deputetëve dhe nuk rriten pensionet. Pavarësisht se për disa deputetë të caktuar figura e deputetit është bërë zhele, shumica e deputetëve nuk e meritojnë fare këtë lloj perceptimi. Në fund të ditës, pagat për Kuvendin e Shqipërisë janë paga për Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht se çfarë mund të themi për disa deputetë e për disa të tjerë. Por edhe sikur ta pezullonim fare parlamentin dhe të merrnim të gjitha pagat e deputetëve, e dini ju çfarë ndikimi do kishte te pensionet? Kjo do kishte një ndikim prej 30 lekësh. Sikur ta pezullonim krejt qeverinë bashkë me deputetët, efekti do të ishte 30 lekë. Ky është një muhabet kot, se nuk mund të pezullosh një gjë dhe të bësh një gjë tjetër,” tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale