“Rama është nisur te padrinoja”- Berisha: Shqipëria do shpërthejë nga fuqia qytetare
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi gjatë konferencës për shtyp këtë të premte se një revoltë e madhe qytetare ka përfshirë Tiranën dhe Shqipërinë pas publikimit të “çështjes McGonigal”.
Berisha theksoi se kjo revoltë do të shpërthejë së shpejti me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare.
Berisha në fjalën e tij tha se me ironi se Rama është zhdukur dhe ndoshta ka shkuar te padrinoja i tij George Soros për të kërkuar ndihmë apo gjetiu.
“Tirana po zien, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë.
Një revoltë e cila, pa diskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur.
Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 08:18 Rama e nis javën me një mesazh ndaj kundërshtarëve, poston poezinë e Agollit: Balta ngrihet mbi mua e pasur
- 08:17 Mbi 3,300 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, viktimat e paidentifikuara varrosen me numra në vend të emrave
- 08:09 Komisioni Evropian përgatit propozime për reformën e zgjerimit, Mal i Zi drejt finishit si vend i 28-të i BE-së
- 07:58 Anglia “i falet” dopietës së Bellingham dhe mund Meksikën
- 07:57 Haaland shokon Brazilin, Norvegjia kualifikohet në çerekfinale
- 07:54 Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s, ndërtesa banimi në flakë dhe banorë të evakuuar