Rama flet për Belind Këlliçin: Është kloun, qesharak fare

10 Maj 2023 | 21:55

Kryeministri Rama e quajti “kloun dhe maskë e faqes së zezë së opozitës”, kandiatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ai tha se në koalicionin “Bashkë fitojmë”, janë të gjithë kloun të cilët bëjnë sikur duan të përmirësojnë jetën e komuniteteve, por në të vërtetë, kërkojnë që të kthejnë bashkitë në fronte lufte me regjimin.

“Një tjetër maskë e faqes së zezë. Maskë edhe një kloun fare. Nuk është normale që kandidatët të jenë kloun, por ti quash ashtu siç janë është e domosdoshme. Si i shikoj unë gjërat, ai është një kloun.

Ata janë kloun të gjithë sepse janë në një rol, i cili u është dhënë për të bërë sikur po kërkojnë të përmirësojnë jetën e komuniteteve kur në fakt roli i tyre është të kapin çfarë të munden dhe pastaj në momentin që futen në një bashki, ta kthejnë bashkinë në një kështjellë të luftës me regjimin”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026