Rama foli në Lezhë për mandatin e 5, Çupi: Vetëm në ëndërr, PD fiton në 11 Maj
Dhurata Çupi, kandidate për deputete e PD në Tiranë ka folur në Euronews Albania lidhur me takimin që ka mbajtur ditën e sotme kryeministri Edi Rama në Lezhë.
Kryeministri gjatë fjalimit të tij, tha se PS ka një program por para kësaj, do fitojë jo vetëm mandatin e katërt por edhe të pestë.
Çupi ndan mendimin se PS nuk ka akoma një program pasi qëndron ai i vitit 2013 me një sërë premtimesh që sipas kandidates së PD, Rama ende nuk i ka realizuar.
“Së pari Edi Rama dhe PS ka akoma programin e 2013-tës dhe me atë po mban qytetarët. Në 2013 premtoi shëndetësinë falas, legalizimet që do përfundonin shpejt, ujë dhe drita 24 orë, s’do kishte korrupsion dhe këto akoma nuk i ka realizuar.
Sa për mandatin e pestë, mendoj që në 11 maj do të ketë rotacion politik, nuk është thjeshtë për demokratët, është në të mirë të vendit dhe në funksion të ndryshimit. Jemi në një udhëkryq të rrezikshëm ku nuk kemi zhvillim, shpopullimi është i lartë, varfëri ekstreme, pensione të pa rritura. Vetëm në ëndërr nëse e shikon mandatin e pestë Edi Rama”, tha Dhurata Çupi.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia