Kush është shefi i krimeve që kryqëzoi Dumani në sallë? Gazetarja zbardh dëshminë

25 Mars 2025 | 21:29

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, u paraqit sot në GJKKO teksa ka dhënë dëshmitë e tij për dosjen “Plumb i Artë”. Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një pasqyrim të dëshmisë së Dumanit të dhënë sot në seancën gjyqësore.

Llabani tha se si një dëshmitar i penduar, Dumani akuzon shefin e krimeve të qarkut Elbasan se e informonte për Talo Çelën kundrejt një pagese.

“Dumani është pyetur për episode të ndryshme. Dumani ka dashur të prekë për herë të parë në një seancë publike edhe emra të lartë të kupolës së policisë së shtetit. Edhe pse gjatë fazës hetimore prokurorët e çështjes, kanë deklaruar që punonjës të lartë policie kanë qenë bashkëpunëtorë të kirmit dhe të personave me rrezikshmëri të lartë, kësaj rradhe e kemi nga i penduari i drejtësisë i cili flet për një person shumë të rëndësishëm sa i përket drejtorisë së policisë Elbasan, pra bëhet fjalë për shefin e krimeve.

Janë disa shefa krimesh prandaj nuk ka një emër konkret se për kë bëhet fjalë. Dumani akuzon shefin e krimeve se ky i fundit i ka dhënë informcion për Talo Çelën duke kërkuar 10 mijë euro në muaj. Pra informacioni për të ditur se ku janë objektivat e radhës për eleminim nga Nuredin Dumani që njihet si vrasës me pagesë, arriti të merrte informacion në lidhje me objektivat e tij, nga shefat e policisë, në rastin konkret në zonën e Elbasanit”, tha gazetarja.

Ndërkaq, ajo thekson se Dumani nuk është i vetmi i penduar i drejtësisë.

“Dumani nuk është i vetmi dëshmitar. I penduar është dhe Erion Alibeaj i cili është një tjetër personazh që është bërë dëshmitar gjatë fazës së hetimeve dhe ka kërkuar vetë të jetë dëshmitar i penduar. Duke patur dy dëshmitarë, prokurorët duket sikur e kanë arritur misionin e tyre për të provuar shum akuza të ngritura ndaj një grupi prej 22 vetash”, shtoi Anduena Llabani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026