Rama i cilëson të turpshme protestat: Po negociojmë me Serbinë për grurin

13 Mars 2022 | 16:23

Qytetarët protestojnë prej ditësh para zyrës së tij për rritjen e çmimeve, por kryeministri i quan të turpshme këto protesta.

“Bombat dhe raketat bien në Ukrainë kurse këtu lufta paraqitet me faturat. Të diskutosh këtë është të turpërosh vendin tënd, kombin tënd në sy të të gjitha vendeve të tjera”, tha Rama.

Kryeministri njoftoi se po negocion me Serbinë për të marrë sasinë e grurit që bizneset shqiptare kishin porositur para se qeveria atje të ndalonte eksportet.

“Ne po negociojmë tani për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga kompanitë tona, dhe besojmë se do ta bëjmë. Dhe, do ta bëjmë në sajë të Ballkanit të hapur, ja si vjen puna”, u shpreh kreu i qeverisë.

Pas takimit në një biznes mielli, kryeministri mohoi akuzat e pankartave të protestave se po vidhte qytetarët.

Rama detajoi edhe këtë të diel paketën e rezistencës sociale, që parashikon 3 mijë lekë në muaj për pensionistët e shtresat në nevojë dhe heqjen e disa taksave për pagën deri në 40 mijë lekë.

Por ai refuzoi mundësinë e uljes së mëtejshme të çmimit të naftës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Protesta kundër rritjes së çmimeve në qytetet e Shqipërisë

Detyrim paraqitje për të shoqëruarit nga protesta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, morën pjesë këtë të premte në ceremoninë e hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit. Gjatë fjalës...
13:25 | 03/07/2026

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi lajmëroi të premten hapjen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit. Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Nufi, e cilësoi krijimin e kësaj shkolle...
13:06 | 03/07/2026

PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës

Partia Socialiste është shprehur e gatshme të ndërmarrë ndryshime në Kushtetutë për të hequr kufizimin që nuk lejon rizgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme...
12:59 | 03/07/2026