Rama i përgjigjet Berishës, i kujton zgjedhjen e Bamir Topit President

21 Prill 2022 | 11:42

Kryeministri, Edi Rama duke iu përgjigjur akuzave të Berishës për proces ‘farsë’ në negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri, i rikujtoi zgjedhjen e Bamir Topit si kryetar të shtetit.

“Kur Saliu ishte gjallë, më kujtohet që u zhvillua në Parlament një proces që në fund çoi në zgjedhjen e njëanshme të Bamir Topit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë me këtë deklaratë të bërë të enjten në parlament iu përgjigj deklaratës së Berishës në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

Kreu i mazhorancës iu referua rastit të votimit për Topin president në vitin 2007 me 85 vota duke marrë dhe vota nga përfaqësues të PS në parlament.

Opozita e braktisi sallën e parlamentit, por ‘urdhrit’ të Ramës iu nuk bindën 7 deputetë të PS, që cilësoheshin si mbështetës të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Zgjedhja e Topit presidenti u bë në raundin e katërt. Ky zhvillim më pas solli dorëheqjen e Ben Blushit nga kryetar i grupit të PS.

Në atë kohë, Kushtetuta parashikonte se zgjedhja e Presidentit bëhej vetëm me shumicë të cilësuar, 84 vota.

Një vit më pas, në 2008, Kushtetuta u ndryshua me marrëveshje Berisha-Rama, duke bërë që kreu i shtetit të zgjidhej me shumicë të cilësuar vetëm në tre raundet e para.

Aktualisht, Kushtetuta parashikon se Presidenti i ri mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë në raundin e katërt dhe të pestë. PS ka në parlament 74 mandate.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)

Një stuhi e fortë shiu, e shoqëruar me breshër, ka përfshirë këtë të premte qytetin e Elbasanit. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë, duke vështirësuar...
13:17 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026

116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe pisha në zonën midis fshatit Lekas dhe Voskopojës, në Bashkinë...
13:10 | 24/07/2026