Rama i përgjigjet opozitës: Ç’më duhet të kontrolloj SPAK, që disa të flenë rehat…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se ai kontrollon SPAK-un.
Në fjalën e gjatë të mbajtur deputetëve socialiste dhe kabinetit qeveritar Rama tha se ka bërë maksimumin për realizimin e reformës në drejtësi dhe se nuk i duhet kontrolli i SPAK dhe as të mbrojë zyrtarët e tij para drejtësisë.
“Përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Ka disa që thonë që unë nuk e kam menduar se do vinte kjo ditë. Reformën na i imponuar ambasadorët, kurse më të fantaksurit thonë që SPAK bën çfarë i them unë. E para unë mund të mos jem shumë i zgjuar, por edhe kaq fare idiot sa të shkoja derë me derë, sa në Berlin sa në Bruksel për të kërkuar aleancë për vetingun, të cilin në ato fillime as në Berlin as në Bruksel nuk e pranonin. Pastaj në Uashington për të kërkuar aleanca për krijimin e BKH. Le t’i hapin kartat, BKH është në programin tonë në 2009…E ç’më duhet mua kontrolli i SPAK? Që unë të shqyhem në dysh ditë e natë, në krye të punëve që shumica në këtë familje politike të bëjnë punën e tyre që disa t’i bëjnë në gjumë dhe t’i gjejnë në gjumë. E ndërkohë ta kontrolloj SPAK që ndonjë mes nesh, ca rrotull nesh të tjerë poshtë nesh të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit”, tha Rama.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë