Rama: IMT-të dhe policitë bashkiake duhet të reformohen, vende qokash

4 Shtator 2025 | 13:23

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të enjte një takim me kryebashkiakët e vendit dhe disa prej ministrave kyç të qeverisjes, ku prezantoi strategjinë e Turizmit për Shqipërinë 2030.

Rama në fjalën e tij kritikoi ashpër punën e bërë nga inspektoriatet vendore të mbrojtjes së territorit dhe policive bashkiake, të cilat nuk kanë penguar ndërtimin e objekteve pa leje.

Rama tha se IMT-të dhe policitë bashkiake duhet të reformohen pasi janë vetëm vende qokash. Ai tha se këto institucione vendore duhet të kthehen në shërbime që përmbushin kriteret që do të vendosen nga Akademia e Sigurisë.

“Gjithë kjo histori ndërtimesh dhe zhvillimesh pa leje sjell si nevojë një reformim të inspektoriateve, të policive, policitë bashkiake dhe IMT-të janë disfunksionale, duhet të reformohen. Duhet të kthehen në shërbime bashkiake, por me standard dhe me kritere që çertifikohen nga Akademia e Policisë apo nga universiteti, sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme dhe është e paimagjinueshme dhe nuk do vazhdojnë më kështu”, tha Rama.

Rama njoftoi edhe planin e investimeve në plazhin e Durrësit, ku plazhi do të zgjerohet deri 100 metra në thellësi të ujit, si dhe do të rikthehen pishat e shkatërruara.

Ai ftoi edhe kryebashkiakun e Kavajës t’i bashkohet në këtë projekt.

“Ashtu sikundër gjithë përpjekja për këtë që e quajta qendësje e fustanit të Shqipërisë do të vazhdojë nga pikëpamja infrastrukturore, do të përfshijë edhe plazhet, siç po bëjmë në Durrës ku kemi një projekt që besoj do të jetë shumë mbresëlënës, ku do të zgjerojmë plazhin e Durrësit duke marrë nga deti një sipërfaqe plus 100 metra në thellësi. Dhe do të bëjmë një riaredim të plazhit, ku do të rikthejmë pishat, shpresojmë që në këtë projekt do të na bashkohet edhe Kavaja”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026