Rama: Kandidati për President s’do të jetë deputet i PS-së
Kryeministri, Edi Rama thotë se ende nuk ka një emër konkret që Partia Socialiste do ta propozojë si kandidat për President.
Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama nga ana tjetër theksoi se kandidatit nuk do të jetë deputet.
“Kandidati ose kandidatja nuk do të jetë nga grupit parlamentar i PS”, tha Rama.
Kreu i PS tha se në tre emrat që kanë propozuar deputetët gjenden emra brenda dhe jashtë politikës.
Kryeministri refuzoi të jepte një përgjigje nëse tre emrat e propozuar nga vetë ai ishin jashtë politikës.
Rama tha se nuk pret që opozita të ofrojë kontribut në këtë proces pavarësisht se do të pritet deri në momentin e fundit për gjetjen e një kompromisi.
Ai përjashtoi mundësinë që PS të negociojë me Komisionin e Rithemelimit të PD duke u shprehur i gatshëm për të bërë një gjë të tillë vetëm me kreun e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj.
Fillimisht, PS kërkoi që raundi i parë i votimit në Parlament për zgjedhjen e Presidentit të mbahej më 4 maj.
Data u shty për në 10 maj me qëllim që të ketë më shumë kohë për negociata me grupet parlamentare të opozitës.
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup