“Rama kërkon një deputet më shumë”, Mema: Synimi i tij janë qarqet e mëdha

11 Shtator 2024 | 22:05

Gazetarja Enkeleda Mema, pjesë e panelit të emisionit Barometri për këtë të mërkurë, u shpreh se pikësynimi i planit strategjik të kryeministrit Rama janë votat nga qarqet e mëdha.

Sipas gazetares, duke ju referuar burimeve të saj brenda Partisë Socialiste, thuhet se Rama ka urdhëruar drejtuesit e qarqeve të mëdha që të sjellin një mandat shtesë për zonën që ata do të përfaqësojnë në zgjedhjet e vitit 2025.

“Presioni i kryesocialistit Rama, sipas burimeve të mia, është që për drejtuesit e qarqve të mëdha si Fieri, Elbasani, Durrësi, Tirana është që të rriten me një mandat më shumë. Ky është për qarqet e mëdha, kështu drejtuesit politik që u vendosën për qarqet e mëdha, kanë filluar prezantimin në të gjithë bazën e Partisë Socialiste. është një situatë e vështirë për ata që u ndryshuan. Besoj që në zgjedhjet e 2025 PS superon 74 mandatet, sepse edhe vetë drejtuesit e qarqeve të mëdha do kenë sytë nga diaspora, për ti identifikuar, ku i kanë vendbanimet dhe sa mundësi kanë që këto vota ti thithin në thesin e tyre,” –u shpreh Mema.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026