Rama: Komisioni i Venecias, kontribut kyç në vettingun dhe reformën në drejtësi
Kryeministri Edi Rama në konferencën me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të vendit në Këshillin e Europës dhe 35-vjetorin e Komisionit të Venecias, theksoi se ky Komision do vazhdoj të jetë një pikë referimi për ne.
Rama vë në dukje se Komisioni i Venecias na ka bërë të kuptojmë që të bëjmë më mirë sa herë të kemi dilemat tona në procesin e reformimit. Më tej kryeministri Rama ndalet në nëvojën që ka pasur Shqipëria për mbështetjen e një Komisioni të tillë, për t’u rritur dhe forcuar në disa procese.
Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, kanë lindur në një kohë, në 1990. Komisioni i Venecias, si një fëmijë i Europës së ribashkuar në vlerat e lirisë. Demokracia shqiptare, si një ëndërr e shumë ëndërruar që më në fund pa të hapur shtegun e saj. Historia e zhvillimit demokratik në Shqipëri është ngushtësisht e lidhur me historinë e rritjes dhe të forcimit të influencës së Komisionit të Venecias mbi procese që në vendet si Shqipëria kanë pasur nevojën e ndihmës, mbështetjes, dhe të një asistenti bujar të çdo vendi në kërkim të standarteve më të mira.
Sot Komisioni i Venecias ndër të tjera ka në bilancin e vet edhe kontributin e paçmuar për kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar, të vitit 1998. Komisioni i Venecias ka në bilancin e vet një sërë ndërhyrjesh shumë të rëndësishme në procese ku mendimi i Komisionit ka luajtur rol vendimtar për kahjen e procesit”, tha Rama.
Kryeministri ka nënvizuar dy kontribute kryesore të Komisionit të Venecias duke ndikuar në historinë dhe zhvillimin demokratik në Shqipëri.
“Kontributet për Kodin Zgjedhor, kanë mbështetur përmirësimin e kodit dhe kanë forcuar garancinë e standardeve demokratike.
Nga ana tjetër është kontributi historik për reformën më të thellë dhe të vështirë që ka bërë Shqipëria, reformën në drejtësi, ku Komisioni ka qenë një udhërrëfyes i matur, një autoritet që na ka ndihmuar të ruajmë busullën dhe të orentohemi gjatë gjithë kohë në drejtimin e duhur. Pa Komisionin e Venecias nuk do ishte e mundur që Shqipëria të ndërmerrte procesin e vetingut, element kyç për reformën në drejtësi”, theksoi kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit