Rama kritika gjyqtarit, zbardhet vendimi i Boshkut! AMP dhe Avokati i Shtetit kundër
Euronews Albania siguron vendimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Marko Boshku, i cili pezulloi përjashtimin nga detyra të drejtorit rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlore-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj.
Gjyqtari, ndër arsyet që ka pranuar sigurimin e padisë, rendit edhe procesin e vetingut që i mohohet zyrtarit të AMP-së.
“Në këtë kuadër, Gjykata çmon të theksojë që në rastin konkret ndërprerja e procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik të kërkuesit Glodian Ahmetaj në kuadër të Ligjit nr. 12/2018 ‘Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Ministrinë e Brendshme’, pa një vendim përfundimtar, nëse zbatohet menjëherë urdhëri për transferimin dhe më pas për përjashtimin e tij nga AMP-ja, sipas Urdhërit Nr.582, datë 05.08.2025 ‘Për transferim dhe emërim në detyrë të një punonjësi të AMP-së’ dhe Urdhërit Nr.590, datë 06.08.2025 ‘Për përjashtim nga detyra të një punonjësi të AMP-së’, të Drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së, cenon të drejtën për punë të tij dhe konsiderohet dëm i rëndë në kuptim të nenit 29 të Ligjit nr.49/2012 ‘Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative’, për shkak se nuk kemi të bëjmë vetëm me ecurinë profesionale të kërkuesit Glodian Ahmetaj në AMP, por ndërprerja e procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik pa një vendim përfundimtar pengon zhvillimin profesional dhe në karrierë të kërkuesit, e konkretisht duke e penguar për të konkuruar në pozicione të cilat janë subjekt i vlerësimit kalimtar dhe periodik. Për më tepër që kërkuesi Glodian Ahmetaj është emëruar në pozicionin: Drejtor në Drejtorinë Rajonale të AMP-së Vlore & Gjirokastër me procedurën e ngritjes në detyrë. Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se dëmi që shkaktohet duhet të kategorizohet si i rëndë,” thuhet në arsyetimin e gjyqtarit Boshku.
Zyrtari i AMP-së fillimisht ishte transferuar këshilltar i drejtorit të përgjithshëm, më pas u përjashtua nga radhët e agjencisë pasi rezultoi se në Sarandë, babai i tij banues në Durrës, kishte ndërtuar pa leje në një zonë të Ksamilit në një sipërfaqe toke të zaptuar.
AMP dhe Avokatura e Shtetit nuk janë pajtuar me vendimin e gjyqtarit Boshku, duke dërguar në Gjykatën Administrative një kërkesë për revokimin e gjyqtarit Boshku, e cila pritet të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.
Në vendimin e gjyqtarit Boshku parashikohet se në rast mosekzekutimi të pezullimit të aktit administrativ të AMP-së, të ngarkohet përmbarimi për ekzekutimin detyrueshëm të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë