Rama kritika kryebashkiakëve për legalizimet: Shpejtoni procesin, s’ka justifikime

8 Tetor 2024 | 10:55

Kryeministri Edi Rama mbajti një takim me kryebashkiakët e vendit këtë të martë, ku diskutoi problematikat me të cilat përballet pushteti vendor, duke u fokusuar mes të tjerash dhe në procesin e legalizimeve. Shefi i qeverisë kritikoi kryebashkiakët për ngadalësinë e këtij procesi, duke theksuar se përshpejtimi nuk është në nivelin e duhur.

Rama i këshilloi kryetarët e bashkive që të fokusohen te procesi i legalizimeve dhe të mos kenë justifikime për vonesat.

“Tema tjetër që është shumë e rëndësishme janë legalizimet. Kur bëmë takimin historic në Shkodër, një nga pikat kryesore ishte na jepni akses te legalizimet, dhe tani kemi shtruar gjithashtu rrugën për aksesin në legalizime, në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah dhe procesi të bëhet sa më lehtë. Çfarë presim ne që ta përshpejtojmë këtë proces? Nuk dua të përmend emra sepse një nga kryetarët më të zëshëm thoshte që duhet ta marrë bashkia procesin nga nivelet më të larta të rezultatit.

Ndërkohë, bashkia e Shijakut është model për procesin e legalizimeve. Nuk po ju them të arrini Shijakun. Këtu konkurenca është shumë e fortë, por bashkia e Shijakut nuk e arrin dot. Nuk di çfarë ndodh në bashkinë e Shijakut që e bëjnë kaq shpejt, por besoj se është kontakti me çdo banor në çdo cep të Shijakut. Nuk po them të arrini këtë bashki, por për të luftuar për vendin e dytë mund ta bëni.

Realisht, te legalizimet duhet shumë fokus; nuk ka justifikim,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026