Rama kritika për sulmet ndaj Thaçit: Një vendim fajësie, dëmton shtetin e Kosovës

12 Tetor 2023 | 12:04

Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, gjatë fjalës së mbajtur në seancën e posaçme në parlament për Kosovën.

Rama tha se është e neveritshme fushata e nisur në rrjete sociale në Kosovë, kundër udhëheqësve të UÇK-së, duke i paraqitur si e keqja e vendit.

Ai theksoi se një vendim fajësie për liderët e UÇK-së do ta ndalte procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, duke krijuar argumente për të penguar në pafundësi formësimin e subjektivitetit të kosovës.

“Edhe Gjykata Ndërkombëtare kinse vendore Speciale prodhoi se ajo Republikë ka lindur nga krimet kundër njerëzimit. Vetëm parafytrimi se nesër një vendim larg qoftë fajësie, i dhënë nga Gjyakata Speciale për udhëheqjen e lartë politike të UÇK si të ishte komanda supreme e një ushtrie fshiste që ka kryer krime lufte, mund të kthehej në argument për të penguar në pafundësi formësimin e subjektivitetit të plotë të shtetit të Kosovës. Kjo duhet të na lëë të gjithëve pa mend”, tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë hodhi akuza dhe ndaj opozitës në Shqipëri se sjell shpesh në Kuvend rezoluta për Kosovën, por asnjëherë nuk ka sjellë një rezulotë në lidhje me procesin që po mbahet ndaj ish-liderëve të UÇK-së të cilët po ndeshen me një gjyq të padrejtë.

“Arsyeja e braktisjes ulëritëse të atyre në Hagë, në fakt si të gjitha arsyet e zvarritjeve të shqiptareve në historinë e tyre është një tjetër sa banale aq edhe koherente. Me gjithë thelbin e qorrbelasë politike që na përndjek, urrejtja e Hashim Thaçin si fitimtar i luftës dhe të fitonte paqen”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026