Rama: Ky vit vendimtar për negociatat me BE-në, në fokus përmbushja e kushteve për integrimin

16 Janar 2026 | 12:08

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte të përbashkët me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Qeverinë në Pallatin e Brigadave, vetëm tri ditë para fillimit të legjislaturës së re në Kuvend, të hënën në orën 17:00.

Gjatë mbledhjes, u bë një përmbledhje e punës dhe sfidave të grupit të ri parlamentar gjatë sesionit të kaluar dhe u vendosën prioritetet kryesore për vitin që vjen. Fokus kryesor mbetet përgatitja e Shqipërisë për të përmbushur të gjitha kushtet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe avancimi i negociatave në fazën më intensive të tyre.

Rama theksoi rëndësinë e koordinimit të veprimeve midis qeverisë dhe parlamentit për të përballuar sfidat e këtij procesi dhe për të integruar vendin në realitetin e një tregu europian prej 450 milionë njerëzish.

“Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte i dyfishtë: nga njëra anë, të bëjmë një përmbledhje të punës dhe të sfidave të grupit të ri parlamentar gjatë sesionit të kaluar, i cili shënoi hapjen e legjislaturës së re; nga ana tjetër, të vendosim disa prioritete të përbashkëta për periudhën e ardhshme, në një vit që ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë.

Ky vit shënon fazën më intensive të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Është e qartë se, brenda një harku relativisht të shkurtër prej vetëm dy vjetësh, vendi duhet të përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme për të përmbyllur me sukses këtë proces. Ky objektiv kërkon përkushtim të plotë nga të gjitha institucionet dhe sektorët prodhues të vendit.

Brenda Grupit Parlamentar dhe Qeverisë, kemi diskutuar hapur sfidat dhe detyrimet që na presin, duke e bërë të qartë edhe në opinionin publik rëndësinë e këtyre përpjekjeve. Sfida kryesore nuk është vetëm përmbushja e kritereve të BE-së, por edhe integrimi i Shqipërisë në një realitet të ri ekonomik dhe politik, atë të një tregu prej 450 milionë njerëzish, ku vendi ynë do të jetë një aktor aktiv dhe i gatshëm për të kontribuar.

Në këtë kontekst, negociatat nuk janë vetëm një formalitet, por një proces strategjik, i cili do t’i mundësojë vendit të përgatitet dhe të plotësojë të gjitha kushtet për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Mbledhja e sotme shërbeu për të koordinuar veprimet tona dhe për të siguruar që çdo hap të jetë i qartë dhe efektiv”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026